Dialogu Kosovë-Serbi ka nevojë për “rivendosje”, thotë profesori i mirënjohur në “John Hopkins Universty”, Daniel Serwer në një intervistë për “KosovaPress” teksa shtjellon atë që, sipas tij, Bashkimi Evropian është në pamundësi ta shtrëngojë Serbinë në zbatimin e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
“BE-ja nuk po mund të bëjë asgjë për ta detyruar Serbinë ta pranojë marrëveshjen. Mendoj se është fare e qartë se kemi nevojë për rivendosje në dialog”, ka thënë Serwer.
“Miroslav Lajçajk e njeh Ballkanin si çdo diplomat që ka shërbyer këtu, më mirë se 99 për qind do të thosha. Por, ai nuk ka pasur sukses. Janë këto dy marrëveshje, janë marrëveshje që Serbia i ka mohuar dhe kjo është një dështim”, tha Serwer.