Drin Ymeri do jetë nënshkrimi i rradhës nga kuqebardhët, të cilët po punojnënë mënyrë intesive për të përgatitur skuadrën sa më mirë.
Sulmuesi i cili ishte pjesë e Vjosës, shkëlqeu në Ligën e Parë duke qenë një nga lojtarët më të dalluar në edicionin 2023/24.
Për shërbimet e Ymerit ishin të interesuara disa skuadra nga Superliga, por në fund ‘Skifterët’ arritën të fitojnë shërbimet e tij, për së paku tre vitet e ardhshme.