Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur rreth përpjekjeve të Qeverisë Kurti II për reforma në drejtësi, të cilat nisma u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese si “jokushtetuese”.
Duke folur për sistemin e drejtësisë, ajo ka theksuar se VV-ja dëshiron të krijojë sistem të pavarur të drejtësisë.
Gjatë fjalës së saj, ajo ka përmendur disa emra të përveçëm të PDK-së.
“Ne po tentojmë që sistemi i drejtësisë me qenë i pavarur, mos me thënë këta janë njerëzit e Abelardit, këta janë njerëzit e Ilmi Reçicës, këta janë njerëzit e Sami Lushtakut. Por me thënë këta janë njerëzit e sistemit të drejtësisë, që përgjigjen vetëm sipas kompetencave” – tha ajo, duke treguar se “ka pasur mesazhe” nga prokurorët dhe gjyqtarët për t’u marrë vesh.