Në prag të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane organizoi një ceremoni të veçantë për ndarjen e Çmimeve të Partneritetit SHBA-Kosovë.
Kjo ngjarje nderoi kompanitë që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve të biznesit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Një nga kompanitë e nderuara gjatë kësaj ceremonie ishte Royal Beverage, e cila u shpërblye me Çmimin e Partneritetit SHBA-Kosovë në industrinë e pijeve.
Ky çmim i ishte dhënë për performancën e jashtëzakonshme të kompanisë si importuesi kryesor i brendit amerikan Rc Cola në Kosovë.
Royal Beverage ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm në promovimin dhe shpërndarjen e Rc Cola në tregun kosovar, duke sjellë produkte të cilësisë së lartë dhe duke forcuar lidhjet tregtare mes dy vendeve.
Kjo nderë nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe rolin e kompanive si Royal Beverage në zhvillimin e këtyre lidhjeve.
Çmimi i dhënë Royal Beverage është një dëshmi e përkushtimit të kompanisë për të sjellë më të mirën e industrisë amerikane në Kosovë dhe për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të biznesit.