Sot është gjetur e moshuara e cila dje ishte shpallur e zhdukur nga familjarët e saj shkruan Radio Star.
Lidhur me këtë rast Policia e Kosovës ka dhënë më shumë detaje.
Valon Osmani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan ka thënë për Radio Star se viktima është F.M , moshës rreth 82 vjeçar.
Me të pranuar informacionin njësitet policore, hetues rajonal të mbështetur edhe nga familjarë të viktimës, një ekipe nga kërkim shpëtim nga Gjilani dhe banorë lokal menjëherë kanë filluar kërkimet.
Sot me datën 05.07.2024 nga ana e zyrtarëve policor dhe ekipit të zjarrfikësve në dalje të fshatit Dobërqan është arritur që të gjendet personi i paraqitur i humbur pa shenja jete, vdekjen e së cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.