Pardje, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Serbisë, ka nxjerrë vendim, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të përkatēsisë nacionale Serbe për Gjykatën Themelore në Bujanoc.
Në këtë Gjykatë jan vetëm dy Gjykatës nga përkatësia nacionale Shqiptare, kurse gjithë Gjyqtarët tjerë jan nga përkatësia Serbe, edhe pse Komuna e Bujanocit, është me shumicë Shqiptare, edhe sipas rexhistrimit të fundit.
Në letër edhe Kushtetuta e Serbisë e ndalon diskriminimin, duke përfshi edhe Ligji për gjykatës, ku cekët,se:
,,Gjatë propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit dhe gjatë zgjedhjes së gjyqtarit është i ndaluar diskriminimi në çdo formë”.
Jo vetëm në Bujanoc, por edhe në Preshevë e Medvegjë, nuk ka përfaqësim, jo vetëm në Gjykata, por edhe në Prokurori Themelore, ky është në vazhdën e diskriminimit, është demotivim kur kemi kuadro që i plotësojn kushtet, është për të mbytur vullnetin e shfaqur për Gjykatës shqiptarë, gjithë ato që i kan plotësuar kushtet nuk mbetët tjetër vetëm të migrojn, sepse ka diskriminim gjithëandej.
Diskriminimi në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.
Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.
Shkruan: Refik HASANI