Dje filloi turneu tradicional i futbollit të vogël “Rogana 2024”, kushtuar dy dëshmorëve të kombit, Emin dhe Selver Kryeziu.
E me pjesëmarrjen e tij këtë turne e nderoi edhe i deputeti kosovar, Luan Aliu.
Së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, legjendën e futbollit kosovar Muharrem Sahiti, dhe Armend Misini kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit, ishim në Roganë për të përcjellur turneun tradicional të futbollit ka shkruar Aliu, i cili në vazhdimësi është në përkrahje të turneve të tilla në futboll të vogël, e që gjithmonë në vendin tonë kanë zgjuar interesim të madh tek futbolldashësit.
Ky turne i cili organizohet për nderë të dëshmorëve Enver dhe Selver Kryeziu, është një ngjarje e rëndësishme sportive që promovon bashkimin dhe pasionin për futbollin.