Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku nuk e ka pritur mirë protesten e Handikos ne Gjilan, ajo ka kritikuar të parin e Komunës, Alban Hysenin, duke shkruar se qeverisja lokale ka deshtuar në çdo projekt madhor dhe tash edhe kategorinë më të ndjeshme po e diskriminon.
Deklarimi i saj i plotë:
Handikos dhe Shoqata e të Verbërve dhe çdo shoqatë që mbron kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, duhen të kenë buxhet të qëndrueshëm për disa vjet. Këto shoqata bëjnë punë të mrekullueshme për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre.
Protesta në Gjilan ishte shumë e drejtë dhe kërkesat të realizohen menjëherë.
Çdo bllokim financimi për këto shoqata paraqet shkelje kushtetuese, shkelje për të drejtat e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara. Do ta adresoj këtë çështje edhe në Kuvendin e Kosovës. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë mbylljen e këtyre shoqatave.
Kryetari i Komunës duke ndjekur pushimet e veta, as nuk i takoi protestuesit. Pamjet e tilla teksa protestojnë personat me aftësi të kufizuara në vapë të lartë, nuk duhet t’i shohim më. Qeverisja lokale ka dështuar në çdo projekt madhor dhe tash edhe kategorinë më të ndjeshme po e diskriminon.
Jo mbylljes së shoqatave që mbrojnë dhe ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara!
Po financimit të rregullt, të qëndrueshëm dhe rritjes së buxhetit për këto shoqata!