Shkruan: Ilir Tahiri
Sot, si taksapaguës dhe qytetar i Gjilanit, e vizitova Kodrën e Dëshmorëve, për të parë nga afer, se a është duke u mirembajtur parku, sipas tabeles se vendosur në vitin e kaluar, ku shkruan: “Furnizimi, mbjellja dhe mirembajtja e drunjëve dekorativ sipas projektit për gjelberimin e qytetit të Gjilanit 2023 – Zona Kodra e Deshmoreve”. Ritender me numër të prokurimit:651-23-11928-1-2-1. Investitor: Kuvendi Komunal Gjilan. Grupi i Operatoreve Ekonomik: Eco Holding Group SH.P.K; N.T.SH. “Qendra e Fidaneve”; TRIANGLE SH.P.K. Vlera e Projektit: 28,260.00 euro.
Zona për të cilën po shkruaj, asnjehëre nuk është mirëmbajtur nga askush. Ritenderime, sikur ky i fundit, ka pasur edhe në të kaluarën.
Vlerat e projekteve për furnizim dhe mbjellje me druë dekorativ në këtë zonë edhe në të kaluaren kanë qenë sikur kjo që e fundit, dhe më të lartë. Taksat tona në këtë zonë janë keqpërdorur vazhdimisht.
Kuvendi Komunal si investitor, mjetet për këtë zonë ika ndare nga taksat e grumbulluara nga qytetarët. Nuk e di nese ndonjëhere kuvendarët kanë kërkuar ose janë interesuar për mënyren se si janë ndarë keto mjete dhe pse në këtë zonë është investuar kotë!?
Qytetarët e Gjilanit, në vend se të ndjehën të lumtur që taksat e tyre janë investuar dhe e kanë zbukuruar një zone ku prehen dëshmorët, ata me të drejtë ndjehen të vjedhur.
Ritenderimi dhe mosmirëmbjatja e parkut, mbjellet e shpeshta dhe tharja drunjëve në këtë zonë, si pasojë e mosmirembjatjes është vjedhje.
Si taksapaguesi më i vogel, kërkoj nga prokuroria e shtetit, të hetoj rastin për te cilin po shkruaj. Jo pse dua të ndeshkohet dikush, por s`paku të ipet një pergjigje pse taksat tona po investohen nëpër vende ku nuk ka mirembajtje? Nese institucionet nuk kanë mundesi ta mirembajtjen këtë zone, do të duhej të nderpritet investimet, që të mos shpenzohet e investohet kotë, qe të mos kemi ritenderime e shpenzime të kota.
Në këtë reagim, po i postoj edhe disa fotografi të drunjëvë të tharë. Nuk po i postoj të gjithë drunjtë sepse 80% e zones është tharë. Gjithashtu, po e postoj edhe tabelën njoftuese të projektit të vendosur në lokacionin Zona Kodra e Deshmorëve-Gjilan. Tharja e 80% të drunjëve është humbje 80% e investimit. Edhe në të kaluarën kjo zonë është mbjellur sikur në vitin 2023, dhe janë tharë të gjithë drunjtë e mbjellur.
.
28,260.00 euro e fundit të ketij investimi të kotë, Kuvendi Komunal ka mund t`i ndajë për 28 studentët apo nxënësit me të mirë të qytetit. Ka mund ta ndertojë një shtëpi për ndonjë të pa strehë. Ka mund t’i ndajë për mirëmbjatesit e rrugëve nëpër fshatra.