Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Haxhiu ka thënë se përmes këtij ligji do të mundësohet riorganizimi i këtij institucioni, duke përmendur eliminimin e koorporatizmit dhe të grupeve klanore në Këshill.
Haxhiu ka thënë se tash do të ketë rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizimit në sistem.
“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem”, është shprehur ministrja Haxhiu, duke thënë se ndryshimet në lexim të dytë në Kuvend u bënë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Haxhiu është shprehur se mbetet e përkushtuar në rrugën reformuese “për një sistem llogaridhënës e profesional”.