Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka injoruar rekomandimet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për projektligjin për Këshillin Prokurorial dhe atë të Komisionit të Pavarur për Media, të cilat u miratuan sot nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.
Rohde ka konsideruar për Kosovën “çdo mundësi e humbur është shumë”.
“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane. BE-ja, KiE-ja dhe OSBE-ja kanë dhënë rekomandimet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ambasadori në “X”.