Kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë parashihet moti për ditën e premtë në vend.
Pasdite më vonë nga pjesë perëndimore të vendit mund të depërtojnë vransira, që përreth zonave malore në atë pjesë mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër shiu dhe bubullimë, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale 17C deri 20C, e maksimalet shkojnë deri në 35C e 36C, lokalisht deri në 37C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s.
Vapa afrikane do të vazhdojë ditëve të ardhshme, me temperatura maksimale deri në 36C e 37C, e lokalisht të arrinë vlera prej 38C e 39C. Në fundjavë paraqiten kushte për zhvillime të vransirave, që orëve të pasdites përreth viseve malore mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu e bubullima.