Gjatë prezantimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, ka folur edhe për lëvizjen popullsisë brenda territorit të Kosovës.
Ai ka bërë me dije se ka një zhvendosje të qytetarëve nga zonat kodrinoro –malore.
Sipas tij, kjo zhvendosje më e theksuar është tek komunat kufitare.
“Nëse e marrim hartën e dendësisë së popullsisë në vitin 2011 e shohim një shtrirje si ka qenë. Por, krahasur me vitin 2024 ka një zhvendosje të popullsisë nga viset kodrinoro-malore, sidomos nga komunat kufitare, dhe popullsia është koncentruar në mes, në Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, e Ferizaj”, ka thënë Krasniqi.