Në vend janë duke mbizotëruar temperatura të larta.
Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të evitohen daljet jashtë kur temperaturat janë më të larta, si dhe ka nxjerrë një serë rekomandimesh lidhur me këtë çështje.
Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që nga 13 deri më 20 korrik, të lirohen nga puna gratë shtatzëna.
Sipas pikës 2 të vendimit, në rast të pamundësisë së lirimit nga puna të grave shtatzëna, të njëjtat të punojnë nga shtëpitë.
Në po të njëjtën periudhë, është marrë vendim që qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
“Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera” thuhet në vendim.