RC No Sugar ka mbërritur në treg pas kërkesave të shumta nga konsumatorët tanë. Kjo shije e re është dizajnuar për ata që preferojnë pije pa sheqer, dhe brendi legjendar amerikan RC COLA sjell këtë përvojë të freskët dhe unike.
Lansimi i RC No Sugar në këtë verë të nxehtë ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, duke tejkaluar të gjitha pritjet. Ky sukses është rezultat i besnikërisë së konsumatorëve tanë, të cilët gjithmonë kanë mbështetur brendin RC. RC No Sugar është tashmë e disponueshme në të gjitha pikat e shitjes ku mund të gjeni RC Cola.
Për të festuar këtë lansim të rëndësishëm, kompania Royal Beverage LLC, prodhuesi i RC, ka prezantuar një video reklamë mbresëlënëse. Me sloganin “RC COLA: 20 years of Refreshing moments”, kjo reklamë emocionuese falënderon konsumatorët për besnikërinë e tyre dhe i bën ata të kujtojnë çdo moment të veçantë gjatë këtyre viteve.
Të dashur konsumatorë, së bashku ecim më mirë, dhe prandaj jemi të përkushtuar për të plotësuar nevojat tuaja.
P.S.: Kompania Royal Beverage operon në treg që nga viti 1994, duke ofruar gjithmonë produkte të një cilësie të lartë. Ajo është prodhuese e pijeve të brendit amerikan Royal Crown Cola, përfshirë RC Cola, RC Bitter Lemon, RC Lemon Lime, RC Tropic, RC Exotic, RC Orange, si dhe pijen energjike Red Rain dhe çajin e ftohtë Frostea. Royal Beverage ka licencë për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke siguruar që produktet tona cilësore të jenë të disponueshme për të gjithë rajonin.