“S’janë arratisur, janë larguar” si dhe deklarata shokuese “…mund të ketë edhe në të ardhmen”, janë dy deklaratat e zv/ministrit Sallahu në përpjekjen e tij për të minimizuar arratisjen e grabitësve të rrezikshëm.
Ndonëse arratisja e tyre përbën rrezik të madh për sigurinë e vendit, sot gjatë ditës zv/ministri Sallahu është përpjekur që rastet të cilat shokuan opinionin t’i paraqesë si veprime normale e pa fije rrezikshmërie.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot në konferencë për media tha se po punohet për kapjen e personave, që sipas tij nuk janë arratisur por janë larguar.
Ai ka thënë se është krijuar taskforcë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Është krijuar taskëforca për këtë çështje dhe po punohet lidhur me kapjen e personave të larguar, jo të arratisur por të larguar”, ka thënë Sallahu.
Duke munduar të arsyetoj ikjet e fundit nga burgu, ai përmendi edhe të kaluarën dhe tha se ikje mund të ketë në vazhdimësi.
Blerim Sallahu, për gjithë këto ikje është arsyetuar se kanë ndodhur në qendra korrektuese të tipit të hapur dhe sipas tij, ikjet kanë ndodhur në të kaluarën.
Kjo pasi, sipas Sallahut, këto institucione nuk i nënshtrohen masave të larta të sigurisë.
“Është me rëndësi se largimi nga qendra korrektuese të tipit të hapur, ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në vazhdimësi, sepse këto institucione nuk i nënshtrohen kontrollit dhe masave të larta të sigurisë sepse qëllimi i tyre është realizimi i programeve avancuese për të burgosurit që i nënshtrohen rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri”, ka thënë Sallahu.
Kujtojmë se zv/ministrit i Drejtësisë, Blerim Sallahu, njihet në publik lidhur me shpërndarjen e vajit në tepsi kishte shkaktuar shumë reagime e satirë.
Sallahu teksa është munduar të tregojë për shpejtësinë me të cilën në ministrin e Drejtësisë punon kryhen punët, ka marrë një shembull të çuditshëm dhe të padëgjuar deri në ditët e sotit.
“Po iu them këtu me plotë përgjegjësi, se niveli i shpejtësisë së punës së ministrisë së Drejtësisë dhe cilësisë gjithashtu, mund të krahasohet gjithashtu me nivelin e shpejtësisë së shpërndarjes së vajit në tepsi”, kishte thënë Sallahu.
“Faton hajni e Ujkan hajni”- Si po e shijojnë lirinë të rrezikshmit që kryej vrasje e plagosje të policëve
Dy hajna të mëdhenj të Kosovës tashmë gjenden në liri. Këtë ia ka mundësuar kontrolli i dobët i burgjeve gjatë pushtetit të Kurtit.
Tashmë hajnat e rrezikshëm po i gëzojnë benefitet nga mundesa e sistemit të fortë. Janë duke u tallur me shtetin e Kosovës dhe po kyçen live në Tik Tok, duke përfituar edhe para nga dhuratat që iu dërgojnë ndjekësit e tyre.
Por, si u bë që dy hajnat e rrezikshëm ndër më të famshmit në Kosovë ikën nga burgu?
SHKK javën e kaluar ka njoftuar se i dënuari Faton Hajrizi është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, institucion i tipit të hapur. Ai është i dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kishte hyrë në burg në moshën 15-vjeçare.
Kjo është hera e nëntë që ai ik nga burgu.
Për arratisjen e tij ka njoftuar edhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, ku në njoftimin e tyre u bë e ditur se janë suspenduar dy persona, oficeri i dhomës së vëzhgimit, F.R dhe oficeri i krahut, N.A.
Faton Hajrizi dyshohet se u arratis gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.
I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë çarçafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.
Brenda javës u arratis edhe një i burgosur tjetër i rrezikshëm. Ujkan Metaj i dënuar me 11 vjet burgim është arratisur sot nga Burgu i Dubravës.
Emri i Ujkan Metajt është i njohur edhe në rastin e vrasjes së policit, Izmet Demaj.
Ismail Dibrani, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës, tha sot se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj, e kanë pasur të drejtën e shfrytëzimit të vikendit në shtëpi.
/GazetaSinjali/