Mensut Ademi, profesor i kriminalistikës, ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar ta risocializojnë Faton Hajrizin, i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.
Ademi në “Five”, tha se vetë shkenca tregon që nëse një i mitur nuk rehabilitohet, nga ai mund të dalë një kriminel profesional.
“Më dhimbeset ky djalë, në bazë të indiceve mund të themi është ai apo jo, s’ka info zyrtare. Ka qenë i mitur, institucionet nuk kanë arritur ta socializojnë e rehabilitojnë. Shkenca thotë se nëse nuk rehabilitohet, nga një i mitur mund të dalë një kriminel profesional”, vijoi ai.
Tutje ai tha se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë rast për qëllime të saja.