Policia e Kosovës ka asistuar sot zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të cilët kanë bërë regjistrimin e invertarit në tri bankat në veri që u mbyllen gjatë së martës.
Veton Elshani, zv/drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut ka thënë për IndeksOnline se asistimi po kryhet në tri lokacione, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
“Jemi në asistim të AKP-së në tri bankat që janë mbyll më herët dhe sipas informacioneve tona, AKP ka bërë regjistrimin e inventarit në këto lokale”, ka deklaruar shkurt Elshani.