KRU “Hidromorava”, ka njoftuar se ka zbuluar disa kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit shkruan Radio Star.
Andaj KRU “Hidromorava”, thekson se do të merr masa ndaj të gjithe atyre që shkelin ligjin dhe bëjnë kyçje ilegale.
Ekipet inspektuese duke bërë një punë të jashtëzakonshme në identifikimin e kyçjeve ilegale të ujësjellësit!
Njoftimi i plotë:
🚱Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit është vepër penale
➡️Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, ekipet e KRU Hidromorava janë duke inspektuar rreth lidhjeve të paautorizuara.
🚱Vjedhja e ujit përveç që është vepër penale, është edhe jo humane pasi privon të tjerët nga e drejta universale e njeriut për qasje në ujë të pijes.