Janë filluar punët, por do të mbikqyrën deri në përfundim ato. Taksat e qytetarëve duhet të dihen ku dhe si shpenzohen. Për inplementimin e projekteve të financuara nga Ministria e Infrastrukturës (MI), qoftë atyre të nivelit nacional, apo të atyre me memorandume nëpër komuna, toleranca do të jetë zero ndaj operatorëve ekonomik, që nuk i respektojnë kontratat për punët që kanë marrë përsipër. Do jemi vazhdimisht në terren, në secilën punishte për ta përcjellë nga afër punën. Si Ministri e Infrastrukturës, si kabinet politik, me Ministrin Pal Lekaj dhe kolegët e tjerë, jemi të vendosur që deri në fund të mandatit qeverisës, ta bëjmë edhe renovimin e rrugëve që ata para nesh nuk i kanë bërë si duhet, por edhe ndërtimet e reja të rrugëve dhe kësisoj kjo temë të mbyllet njëherë e mirë.
Jemi bashkë…!
Rexhep Kadriu Taksat e qytetarëve duhet të dihen ku dhe si shpenzohen!
Ndani këtë artikull