Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar gjoba ndaj tre shoferëve të tri veturave.
Siç përshkruhet në njoftim, të dyshuarve iu është shqiptuar gjoba prej 400 eurosh dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim.
Në bazë të fotografive që ka publikuar policia, ngasësit kanë qenë të tri veturave luksoze të markave Bugatti, Ferrari dhe Maserati.
Garat ilegale të shpejtësisë janë zhvilluar në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, më saktësisht në pjesën Bibaj-Babush. /Insajderi/