Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda javës ka ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe në të gjitha rastet ndaj tyre është kërkuar masa e paraburgimit.
Nga Departamenti për Krime të Rënda janë ndaluar dy (2) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Ndërsa, nga Departamenti Përgjithshëm janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona:
– Tetë (8) persona për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Sulmi’’,
– Një (1) person për veprën penale ‘’Kanosja’’ ndaj personit zyrtar,
– Tre (3) persona, në dy raste të ndara për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
– Një (1) person për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
– Dy (2) persona për veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Mashtrimi’’, si dhe,
– Një (1) person për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave është raportuar edhe një vdekje e dyshimtë në qendrën e paraburgimit në fshatin Pasjak, për të cilën prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë të dërgohet për autopsi dhe një rast ‘’Rrëmbimi’’, për të cilin në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore pasi kryerësit ende janë në arrati.
Gjithashtu, janë raportuar edhe raste tjera të cilat janë udhëzuar të trajtohen në procedurë të rregullt dhe se më të theksuara gjatë kësaj jave kanë qenë rastet për vepra penale të narkotikëve dhe kanosjet, të cilat kryesisht dyshohet se kanë ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore.