Komuna e Gjilanit, e cila udhëhiqet nga Alban Hyseni, ka publikuar listën e aplikacioneve përfituese për subvencionet – Bizneset START UP dhe Gra, shkruan Demokracia.com.
Komuna e Gjilanit ka publikuar së fundmi listën e përfituesve të fondeve për STARTUP dhe GRATË, por pa zbuluar emrat e biznesve përfituese. Në vend të tyre janë përdorur vetëm kode pesëshifrore, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit dhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike.
Numri i përfituesve është 26, shkruan Demokracia.com.
Ata që përfitojnë fonde publike, informacioni publik zakonisht duhet të jetë transparent dhe i aksesueshëm për publikun. Kjo formë shfaq dyshime se persona të afërt me pushtetin komunal mund të kenë qenë përfitues pa i plotësuar kriteret. /Demokracia.com/