Njësitet policore në Kamenicë, në dy raste të ndara dje, kanë hasur në dy kundërvajtës, të cilët kanë rënë ndesh me Ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast, kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën, me ç’rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 eurosh, 2 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.
Në rastin tjetër, është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjatë matjes së alkoolit me alkootest është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila.
Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muajsh.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë