Një burrë ka njoftuar policinë, se djali i tij, përdorues i substancave narkotike, ka shkaktuar në vazhdimësi dhunë psikike.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Gjilan.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendiim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 24.07.2024, 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, përdorues i substancave narkotike, në vazhdimësi shkakton dhunë psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.