Ushtruesja detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu raportohet se ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Veprimi i saj vije pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjak i cili përmend dy media kosovare se financohen nga Serbia.
Ky artikull më pas ishte shpërndarë nga disa deputetë të VV-së.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktor të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.