FC Drita, pas fitores së madhe kundër Breiðablik nga Islanda, do të zhvillojë ndeshjen kthyese të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Mbështetësit e zjarrtë të ekipit, të njohur si “Intelektualët”, kanë paralajmëruar përmes një komunikate në Facebook se do të udhëtojnë për të përkrahur ekipin e tyre të zemrës.
Në komunikatën e tyre, “Intelektualët” shprehen me entuziazëm dhe krenari për FC Dritën:
Të Martën shkojmë drejtë Podujevës!
KF DRITA e luan ndeshjen e rradhës, në Conference League, përballë Breidablik nga ora 17:00.
Shkojmë së bashku, vetëm për emrin DRITA, për ngjyrat tona Bardhë e Kaltër, asnjëherë për individat. Për Krenarinë e Qytetit, klubin dhe asetin më të çmueshëm, që gjithmonë i përkiste dhe do t’i përkas vetëm Intelektualëve dhe Gilanit!
*️⃣ ~ Me detajet e udhëtimit, do t’iu njoftojmë në postimin e rradhës 💬
UNË NJË DITË SDO T’JEM KTU … ⚪️🔵
Ky mesazh reflekton përkushtimin dhe dashurinë e tifozëve për ekipin e tyre, duke treguar se ata janë të gatshëm të ndjekin FC Dritën kudo dhe kurdo për ta përkrahur.