Më 30.07.2024 Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e shtatë (VII-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë 🚰.
Në takim ishte prezent edhe z. Adem Ahmetaj – Analist për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike – NJPMNP – Ministria e Ekonomisë, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e NJPMNP lidhur me projektet aktuale dhe ato në vijim.
Ndër të tjera, pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi:
o Raportin e muajit qershor 2024;
o Rregulloren për Përdorimin e Automjeteve Zyrtare në KRU “Hidromorava” Sh.A.;
○ Rishikimi i Planit të Biznesit për periudhën 2024-2026;
Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet të cilat po ndërmerren nga Kompania për uljen e UPF – së si dhe u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë edhe gjatë muajve të verës si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. 📈