Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e degës së LDK-së në Novobërdë, z. Bajrush Ymeri dhe me bashkëpunëtorët e tij, pritën në selinë e LDK-së në Gjilan bashkatdhetarët tanë që me fanatizëm e ruajnë frymën rugoviane kudo që jetojnë dhe veprojnë.
Kishim nderin të mirëpresim sot kryetarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suedinë Jugore, z. Jusuf Bajraktari, se bashku me bashkëpunëtorët, z. Naser Sopjani dhe z. Sherif Hasani, në shtëpinë tonë të përbashkët në Gjilan.
Dhjetëra bashkëpatriotë po na vizitojnë këto ditë. Sot patëm nderim të takojnë gjithashtu edhe z.Besim Murati, që jeton prej vitesh në New York.
LDK po rikthehet fuqishëm, e kjo po bëhet e mundur edhe falë mbështetjes së madhe që po e marrim nga bashkatdhetarët të cilët kanë shtuar aktivitetin e tyre në secilin vend që jetojnë. Ata vazhdojnë të mbeten heronjtë e gjallë të lirisë, pavarësisë e demokracisë. LDK ka treguar dhe do të tregojë gjithmonë mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të tyre për Kosovën tonë!
Ata po i sjellin kulturë dhe zhvillim atdheut të tyre dhe vazhdojnë të mbesin ambasadorët tanë më të mirë!
LDK ka dyert e hapura për bashkatdhetarët tanë, heronjtë e gjallë të ditëve të sotme!