Avokati Arianit Koci ka deklaruar se detyra e tij është të rikthejë trupin e Faton Hajrizit në Kosovë, e jo identifikimi. Ai ka ndarë një bisedë me nënën e Fatonit, e cila beson se djali i saj do të kishte dërguar një informatë nëse do të ishte gjallë.
Koci ka ndarë detaje nga biseda me nënën e Faton Hajrizit, teksa ka komentuar spekulimet rreth mundësisë që Hajrizi të jetë ende gjallë.
Në një intervistë në “FIVE” të Dukagjinit, Koci ka treguar se nëna e Fatonit i ka thënë se, po të ishte gjallë, djali i saj do të kishte bërë gjithçka për t’i dërguar një informatë që është mirë.
“Sa e njoh djalin, kish bë çmos më ma çu një informatë që jam gjallë”, ka thënë ajo, sipas Kocit.
“Këto spekulimet sa po e rrisni mërzinë dhe ankthin te familja”, ka thënë Koci.