Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është takuar sot në Shkup me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Panche Toshkovski, ku me ftesë të tij po qëndron për vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit të MPB’së, në këtë takim dy minstrat kanë diskutuar për për situatën e sigurisë, sigurinë e kufijve, migrimin e paligjshëm dhe luftën ndaj krimit të organizuar, shkruan Reporteri.net.
“Të dy ministrat gjatë këtij takimi kanë konstatuar se fenomenet negative që kanë karakterizuar brezin kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë në trend të rënies, falë bashkëpunimit të ngushtë policor, teksa janë shënuar rezultate të dukshme edhe në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.
Tutjje, thuhet se gjatë takimit u bisedua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në kuadër të dy Ministrive të Punëve të Brendshme dhe për këtë të dy delegacionet kishim pajtueshmëri.
“Po ashtu u vlerësua se bashkëpunimi rajonal mbetet krucial, si garancë e luftimit të suksesshëm të çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi”.