Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se vendi ynë ka pasur nevojë për krijimin e zonave ekonomike, të cilat do të bëjnë të mundur zhvillim më të madh të bizneseve.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka thënë se MTI-ja ka ndërmarrë shumë hapa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë.
Ai ka paralajmëruar se në cilëndo fushëveprimtari që prodhuesit ankohen se po dëmtohen nga importi, MTI-ja do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tyre.
Hasani ka bërë me dije se MTI-ja ka nisur reformën për ristrukturimin e inspektorateve në nivel vendi, e cila në fund do të rezultojë me mënyrën më të mirë të funksionimit të tregut dhe garantimit të standardeve.
Duke folur për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri, ai ka thënë se ka rritje të shkëmbimit tregtar, po prapëseprapë mbetet ende i ulët.