“Konfirmojmë se sigurimi i Aeroportit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike kanë tentuar t’ia marrin telefonin personal Presidentes Osmani”.
Është kofirmuar se në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ka ndodhur një skandal, ku e përfshirë ishte hiç më pak se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Presidentë deshën t’ia marrin telefonin, ia morën çantën e pati edhe fërkime.
“Konfirmojmë se sigurimi i Aeroportit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike kanë tentuar t’ia marrin telefonin personal Presidentes Osmani. Kjo nuk ishte pranuar nga presidentja, derisa pas kësaj kishte pasur edhe tentim së shtyerjes fizike nga ana e sigurimit të Aerportit ndaj presidentes Osmani. Me këtë rast kishte reaguar edhe Policia për ta hapur rrugën. Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes”, thuhet në përgjigjen për Nacionalen.
Është bërë me dije se presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë.
“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, thuhet në përgjigje. Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidences së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani. Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike”.
Tutje thuhet se pala maqedonase ia ka marr çantën personale presidentes.
“Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, e ka konfirmuar incidentin në aeroportin e Shkupit dhe konfrontimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me sigurimin, pasi kësaj të fundit iu kërkua të hapë valixhet e saj dhe të tregojë se çfarë kishte në to, por ka refuzuar.
“Jemi duke u marrë me rastin në fjalë. Do ketë kumtesë për media. Ka qenë më shumë keqkuptim, gjithçka është në rregull”, tha Mexhiti për Albanian Post, duke mos dhënë detaje tjera.
Sipas një medias maqedonase “Infomax.mk”, gjithçka ka filluar kur Osmani, që po e përdorte Aeroportin e Shkupit si tranzit ka refuzuar ta hap valixhen për kontroll, kur diçka e tillë i është kërkuar nga sigurimi i aeroportit.
Ata kanë kërkuar që Osmani të kalonte, pas refuzimit nga sigurimi i aeroportit, situata ka eskaluar dhe janë nxjerrur armët.
Ajo është ndalur dhe me këtë rast ka telefonuar kryetarin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ka dërguar në aeroport pjesëtarët e sigurimit të tij në krye me shefin Sabedin Sinani.
“Osmani nuk pranoi të zbatonte urdhrin dhe iu drejtua në mënyrë të pahijshme sigurimit të aeroportit”, shkruan media maqedonase.