Pas incidentit të sotëm me Presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, gazetari Dukagjin Gorani ka thënë se deklarata e Presidencës sugjeron për një shkelje të mundshme diplomatike.
Në emisionin “Pressing” në T7, Gorani shtjelloi implikimet e incidentit duke thënë se kjo do nënkupton se duhet shkëputur marrëdheniet diplomatike me Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, intepretimi aktual i Presidencës s’është përfundimtar dhe ditëve në vazhdim do të bëhen publike detaje të tjera.
“Nëse është mu interpretu ajo deklaratë, ajo duhet me u nënkuptu që prej sonte ne ishim dasht m’i shkëput mardhëniet diplomatike me Maqedoninë, ish dasht me kap për veshi ambasadorin maqedonas edhe me qit përtej kufinit ish desht me e dërgu një demarsh edhe në Shkup edhe në BE për me tregu që në këso niveli alarmues janë sjellë me përfaqësues të shtetit tonë. Ne po ashtu e dim që kjo kurrë nuk ka me ndodhë. Une nuk mendoj që krejt ky interpretim që ka dalë në media nuk është i fundit, nuk është përfundimtar. Unë mendoj që gjatë ditëve do ti marrim vesh edhe detajet. Këso incidente neve nuk na ka ndodh kurrë, deri te kjo udhëheqje që e kem”, tha Gorani.