Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi një grua ka vdekur në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda pasi u rrah nga bashkëshorti i saj në Graçanicë.
Haxhiu i shprehu ngushëllime familjes së viktimës 41-vjeçare, teksa tha se rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realitet i frikshëm dhe i papranueshëm.
“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngrisim vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale”, shkroi Haxhiu.
Më tej, Haxhiu tha se është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të angazhohen për një sistem që garant që çdo rast i dhunës të trajtohet me seriozitetin e merituar dhe mbajtjen e dhunuesve dhe vrasësve përgjegjës.