Janë nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit
me të gjitha mediet lokale të interesuara me kryetarin e Komunës së Gjilanit.
Kjo është bërë me qëllim që seancat e Kuvendit Komunal, të jenë të disponieshme në të gjitha mediet lokale.
Alban Hyseni, tha se tashmë kemi nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit me të gjitha mediat lokale, të cilat i janë përgjigjur thirrjes sonë publike.
“Nga tani e tutje, seancat e Kuvendit Komunal dhe shpalljet e tjera publike, do të jenë të disponieshme në të gjitha këto media lokale”, tha kryetari i komunës.
I pari i Gjilanit, shtoi se me këtë garantojnë informim të drejtë e gjithpërfshirës dhe transparencë.
“Në përgjithësi, do të ketë korrektësi dhe reduktim të shpenzimeve”, tha kryetari Alban Hyseni.