Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet që janë në pikë- kalimet kufitare.
Në përditësimin që është bërë, vërehet se pritje më të gjata ka në Merdarë.
Aty pritja është deri në një orë për të hyrë në Kosovë, derisa në dalje po pritet një ore deri në një orë e 20 minuta.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritje më të gjata ka në dalje ku po pritet deri në një orë, kurse kolona është 400 metra.
E, në pikat tjera kufitare po pritet tre deri në pesë minuta, përpos Qafë Morinës, Qafës së Prushit dhe Vërmicës ku pritjet janë pesë deri në 10 minuta.