Ilir Tahiri ka thënë se tani ne po hyjmë në vitin e shtatë dhe autostradës së Gjilanit nuk po i shihet kerkun fillimi.
Më tutje ai thotë se ka dëgjuar në lajme që autostrada e Gjilanit nuk do të kryhet kurrë, shkaku i rritjes së çmimeve.
Postimi i plotë:
Përshendetje Anamoravë!
Në lajme dëgjova se autostrada e Gjilanit nuk do të kryhet kurrë.
Po hyjmë në vitin e shtatë e autostradës së Gjilanit nuk po i shihet kerkun fillimi.
Nga qeveria vitin e kaluar na është thënë së kanë mbetur edhe pak kilometra per tu perfunduar, gjatë vizitave në terren kemi parë se punë të kryera në autostraden e Gjilanit nuk janë as sa ura e cila gjindet në autostrden Arbër Xhaferi.
Sonte në lajme mësuam se autostrada e Gjilanit nuk do të kryhet kurrë, shkaku i rritjes së çmimeve.
Në këtë postim po e shkruaj një historik të shkurtër të autostradave të përfunduara në Kosovë. Gjatësinë e tyre dhe kohën për sa janë kryer.
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, e njohur si Autostrada Arbën Xhaferi (R6), ka filluar ndërtimin në vitin 2014 dhe është përfunduar dhe hapur zyrtarisht më 29 maj 2019.
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit është e gjatë rreth 60 kilometra.
Ura në autostradën Arbën Xhaferi (Prishtinë-Hani i Elezit) është e gjatë rreth 5.7 kilometra. Kjo urë është një nga urat më të gjata në rajon.
Autostrada Ibrahim Rugova, ka filluar ndërtimin më 25 prill 2010. Ndërtimi i kësaj autostrade ka përfunduar më 31 dhjetor 2013.
Autostrada Ibrahim Rugova është e gjatë rreth 77 kilometra.
Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhe, e njohur si Autostrada e Gjilanit është planifikuar të jetë rreth 45.9 kilometra. Më e shkurtër se autostradat e kryera, dhe më e lehtë për tu kryer shkaku i terenit të përshtatshëm.
Vota për ndryshim asnjëhere nuk ka qenë më “përmbajtësore” se në zgjedhjet e fundit. Përmbajtja e ndryshimit po shihet në cdo fushë të jetes. Në Anamoravë, “kryefjala e ndryshimit është Albin Kurti”.