Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Shillovë të Gjilanit, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. I ndjeri nuk kishte dalë nga shtëpia për ditë të tëra, çka ngriti shqetësim te të afërmit e tij, të cilët kërkuan ndihmën e Policisë.
Njësitë policore intervenuan, teksa në vendin e ngjarjes doli edhe ekipi mjekësor, me ç’rast u konstatua vdekja e viktimës.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 39-vjeçar, i cili vdiq në rrethana akoma të paqarta.
Trupi i viktimës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, ndërsa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
Me vendim të tij, është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes” dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme hetimore.