Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’ është futur në kërkim policor qe disa ditë nga organet e rendit në Kosovë, por ende nuk është kapur.
Shteti dështoi ta vë para drejtësisë reperin, i cili vazhdoi performancat në kryeqytet dhe shpëtoi nga prangat e Policisë. Sonte, ai ishte paraparë që të përformojë në një diskotekë në Gjilan, por kjo është anuluar.
Të paktën kështu ka paralajmëruar reperi. “Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, shkruan Noizy.
Duket se ai nuk do të përsëris gënjeshtrën që bëri për përformancen e tij në diskotekën “Venum” në Prishtinë.
Por kjo ende nuk dihet.
Ndaj tij, Policia e Kosovës ka lëshuar një flet arrest dhe është duke e kërkuar intenzivisht pasi ai nuk është paraqitur në polici.
Policia Rajonale në Gjilan poashtu është vënë në dijeni të njoftimit se reperi do të jetë sonte në diskotekën ‘Stop’ për të performuar në Gjilan.
Pasiqë organet e rendit paralajmëruan atë se do ta arrestojnë nëse e hasin diku. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi rajonal i policisë, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se personi i apostrofuar nga ana e juaj është në kërkim policor dhe i njëjti në çdo moment që do të takohet nga ana e Zyrtarëve Policor pa marrë parasysh në cilin lokacion, ai do të arrestohet dhe dorëzohet në njësitin përkatës që është në kërkim të tij”, ka thënë Hashani.