Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Maqedonia e Veriut ka deklaruar se në Kosovë nuk ka problem ndëretnik, por ekziston një barrierë gjyqësore.
Kurti tha se nuk mund të ketë hendeqe ndëretnike, përderisa ka bashkëpunim në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe në lëvizje institucionale.
“Kemi sfidë që na vjen nga fqinji ynë verior, nuk mund të them që ka në Kosovë problem ndëretnik, ka barrierë gjyqësore. Sepse, me kalimin e viteve në këtë shekull, gjithnjë e më pak shqiptarë dinë të falsin serbisht. Ndërkohë, që brezi im është ndër të fundit që e ka mësuar në shkollë serbo-kroatishten. Pra, ka një barrierë gjyqësore, por unë nuk do të thosha që ka hendeqe ndëretnike. Në tregti, ekonomi, institucione bashkëpunojmë mirë dhe gjithherë më shumë”, tha Kurti gjatë konferencës për media bashkë me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickosk./teve1.info/