Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar lidhur me reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës që rezultuan me mbylljen e pikave të postës së Serbisë në Veri të vendit.
Grenell ka thënë se reagimi i SHBA-së është një tjetër letër me qëndrim të fortë, megjithatë Grenell thotë se SHBA-ja mund të bëjë edhe me ashpër se kaq.
Ish-emisari dhe bashkëpunëtori i afërt ka thënë se “formulimet e fuqishme s’funksionojnë” dhe se të gjithë e dinë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “është problemi”.
Grenell ka thënë se Kurti s’ndalet me deklarata nga distanca dhe ka sugjeruar SHBA-në që t’i përdorin mjetët që i kanë në dispozicion e të cilat prodhojnë pasoja, para se të ndodh ndonjë eskalim i situatës.
“Albin Kurti është problemi dhe të gjithë e dinë. Shumë zyrtarë të administratës Biden-Harris dhe zyrtarë evropianë janë thjesht shumë të dobët – Kurti nuk frenohet nga distanca nga deklaratat (madje nuk ia thuani as emrin). Ju keni mjete që prodhojnë pasoja – përdorni ato tani përpara se të ketë një përshkallëzim”, ka shkruar Grenell.