Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka lënë të nënkuptohet se është pro hapjes së Urës së Ibrit.
Ai me anë të një postimi në ‘Facebook’ iu është adresuar komunitetit serb në Kosovë, duke thënë se urat dhe rrugët duhet të na lidhin, e jo të na ndajnë, shkruan Gazeta Insajderi.
“Qytetarë serbë të Kosovës, Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë”, thuhet në postimin e tij.
“Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë. Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja. Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, vijon postimi i tij.
Haradinaj është deklaruar kështu pasi është paralajmëruar protestë në Mitrovicën e Veriut nga ora 11:00.