Të moshuar e të rinjë me një pasion të përbashkët ‘Lojën e Shahut’, mbrëmë u mblodhën në Amfiteatrin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”.
Ata ishin bërë gati të luanin përball njëri-tjetrit dhe vëmendjen e kishin tërësisht tek figurat, të cilat dukej sikur ishin ngrirë në një vend, në kutinë e Shahut.
Një turne ku mbizotëronte qetësia e paparë e 63 shahistëve, u organizua nga Klubi i Shahut ‘Dardana’ në kuadër të festivalit ‘Kamenica Summer Fest’.
E ndonëse ishte një lojë tejet e mirë, në fund u shpallën edhe fituesit ku tri vendet e para i morën këta shahist:
1. Nderim Saraçi
2. Bardh Avdiu
3. Endrit Uruçi
Ndërsa edhe dy tituj të tjerë u dhanë për këta shahist:
Shahisti i Diasporës: Enver Sadrija
Shahisti më i mirë i Kamenicës: Mevlud Kryeziu.
Me këtë aktivitet është përmbyllur festivali ‘Kamenica Summer Fest’.