Ditën e sotme po bëhet testimi i Urës së Ibrit.
Në urën kryesore të Ibrit po lëvizin tre kamionë të rëndë dhe të ngarkuar.
Siç raportohet, po testohet stabiliteti i urës. Në dy-tre ditët në vijim do të hartohet një raport nëse kjo urë është e “qëndrueshme për qarkullimin rrugor”.
Dje, por edhe pardje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë vizitës që bëri tek kjo urë, tha para mediave se s’ka arsye të mos hapet, dhe kjo çështje s’ka të bëjë fare me dialog.
Ndërkombëtarët kanë kërkuar nga Kosova se diskutimi për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.