Ka përfunduar pjesa e dytë e ndeshjes Auda – Drita, e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Rezultati i 90 minutave lojë në ”Skonto Stadions” në Riga, 1-0 perfundoi për skuadrën letoneze.
Golashenues ishte Bruno Tavares, i cili shënoi nga gjuajtja elirë, në minutën e 8-të.
Drita do të duhet ta përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në stadiumi ”Fadil Vokrri” në Prishtinë me datë 15 korrik, në menyrë që të kualifikohet në play-off.