Egzon Bejtullai nuk do të jetë më pjesë e FC Dritës. Klubi gjilanas ka bërë të ditur përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin pas skadimit të kontratës dyvjeçare e gjysmë, duke e falënderuar për kontributin e dhënë dhe sukseset e arritura së bashku.
Më poshtë komunikata e plotë e klubit:
Faleminderit Egzon Bejtullai
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që kemi përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Bejtullai pas përfundimit të kontratës dy vitesh e gjysmë.
Egzoni gjatë kësaj periudhe zhvilloi 108 ndeshje me fanellën e klubit tonë në të gjitha garat, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit.
Së bashku festuam dy tituj kampion dhe Superkupën, trofe që do të mbeten pjesë e historisë sonë të përbashkët.
Klubi e falënderon Egzonin për kontributin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Faleminderit, Egzon.

