Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka kumtuar një lajm shumë të rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Vitisë.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë me dije se me insistimin e tij është plotësuar kërkesa e qytetarëve të Vitisë që të kenë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit).
Ministri Hasani ka uruar me këtë rast qytetarët e kësaj komune.
Në vazhdim mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit Hasani:
Një lajm i madh për qytetarët e Vitisë
Kërkesa e qytetarëve të Vitisë për qasje të kësaj komune në autostradën “Arbën Xhaferi” , sot u plotësua.
Qytetarë të Vitisë, më lejoni të ju informoj se në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit “Rruga 6” (Autostrada Prishtinë – Han i Elezit) me insistimin tim është future në rend të ditës dhe më pas është marrë vendim që edhe Vitisë t’i mundësohet qasja në këtë autostradë.
Kërkesën tuaj e kam prezantuar edhe më mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 21 maj.
Urime Viti!