Ditën e sotme parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore.
Era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 10-35 km/h, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.