Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani i arrestuar në Maqedoni të Veriut me urdhërarrest të Serbisë, nuk do të ekstradohet në Serbi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës përmes një komunikate për media.
Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani. Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet nga MPJD.